AstraZeneca: Vaksina jonë ofron më pak mbrojtje për viariantin e Covid-19

Vaksina e AstraZeneca-s mund të rezultojë me një mbrojtje të limituar kundër mutacioneve të virusit Covid-19, kryesisht atij nga Afrika e Jugut. Lajmi u konfirmua nga kompania që ka prodhuar vaksinën e Oxford-AstraZeneca, bazuar në studimet e para mbi mutacionet e ndryshme të koronavirusit dhe efektit kundër tyre.

Në studim saktësohet se ende nuk ka të dhëna të qarta se sa kjo vaksinë na mbron nga variantet e ndryshme të Covid-19, duke theksuar se ajo lufton vetëm Covid-19 me efikasitet. Sipas ministrit britanik të Shëndetësisë, bashkë me vaksinën, do të duhet të bëhen edhe vaksinat kundër gripit të zakonshëm, që ajo të ketë më shumë efekt.

Më shumë se 100 raste të reja me variantin e Afrikës së Jugut janë zbuluar në Britani, mbi të cilët kanë nisur menjëherë studimet. Profesoreshë Sarah Gilbert, arkitektja e vaksinës së AstraZeneca thotë se kërkuesit kanë nisur punën për krijimin e një vaksine të reja, dizajnuar për të luftuar pikërisht versionin e Afrikës së Jugut, që me gjasë mund të jetë gati për përdorim në vjeshtë të këtij viti.

SHKARKO APP