Atë që Putin bën në Maqedoni, dëshiron ta bëjë edhe në Amerikë

Fushatat, të cilat Rusia i ka zbatuar në Ballkan gjatë tetë viteve të kaluara, që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, janë pjesë e strategjisë për krijimin e opinionit për Rusinë si aleat i madh dhe i fuqishëm, përmes investimeve minimale në formë të donacioneve në vendet e përfshira, shkruan

“Washington Post”.

WP thekson se retorika ruse nuk është në kundërshtim me retorikën e shumë mediumeve në Ballkan, ndërsa si shembull përmendet fakti se vetëm në Beograd ekzistojnë 109 organizata që punojnë në promovimin e raporteve ruso-serbe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Theksi i kësaj analize vendoset në raportet serbo-ruse, ku rikujtohet se shumica e serbëve preferojnë aleancë me Rusinë e jo me Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kjo fushatë anti-NATO mund të ketë pasoja negative për misionet paqësore në Ballkanin Perëndimor”, thekson “Ëashington Post”, madje në këtë analizë trajtohen edhe dyshimet se Rusia po tenton që të njëjtën që po e bën në Ballkanin Perëndimor, ta bëjë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Shërbimet sekrete amerikane dhe përfaqësuesit e ligjit po hetojnë ato që i quajnë operacione të fshehta që kanë për qëllim që në SHBA dhe te opinioni i tyre të mbillet fara e dyshimit në prag të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Por, siç duket, SHBA-të janë të gatshme të nxjerrin mësim nga përzierja e Rusisë në marrëdhëniet e brendshme politike në Ballkan, gjë që është me rëndësi në poltikën e jashtme të Putinit”, shkruan “Washington Post”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?