Atentatori i Maratonës së Bostonit dënohet me vdekje

 

Juria amerikane e Bostonit, e cila kishte marrë në shqyrtim akuzat ndaj Dzhokhar Tsarnaev, njërin prej dy vëllezërve atentatorë të Maratonës së Bostonit, ka marrë vendimin për ta dënuar me vdekje atë, pasi e ka shpallur fajtor për rolin e tij në gjakderdhjet e shkaktuara pas bombave artizanale të shpërthyera.
 

Verdikti është lexuar në një gjykatë amerikane. Tsarnaev u ndëshkua me dënimin kapitel për shkak të 17 akuzave që rëndojnë mbi të për rolin që pati në ngjarjen e 15 Prillit 2013, ku mbetën të vdekur shumë viktima, si dhe u plagosën 240 të tjerë, 17 prej të cilëve me gjymtyrë të humbura.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpara vendimit, juria bëri disa pyetje, të cilat duheshin lexuar me zë, gjatë të cilave u përfshi edhe konfirmimi i moshës së Tsarnaev, faktorët që e çuan në atë veprim, si dhe faktorë të tjerë rëndues që detyronin jurinë të merrte ndoshta edhe vendimin me dënim maksimal.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?