Athina nën masa më të rrepta të ”Lock-Down”, shkak rritja e rasteve me COVID-19 gjatë janarit
Athina i rikthehet masave më të rrepta kufizuese të ”Lock-Down” për shkak se shifrat e COVID-19 gjatë janarit u rritën.
Në fakt autoritetet kishin në plan një lehtësim masash me fillimin e vaksinimit, por duket se shifrat nuk janë ndalur.
Dyqanet e pakicës do të mbyllen kurse ka ‘rënë’ dhe plani i hapjes së shkollave, duke rikthyer në ambientet shkollore vetëm 3 klasat e para, të tjerët online nga shtëpia.
Nuk mbetet me kaq, pasi jo vetëm Attica do jetë nën ”Lock-Down”, por edhe 10 bashki të tjera, po ashtu dhe ishulli Lesvos në Egjeun lindor.