Athina, notë proteste NATO-s: Pse përdorët emrin “Maqedoni”
Bota E Shtunë, 17 Prill 2021 03:11
Autoritetet greke i kanë dërguar notë proteste sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për shkak se ky i fundit ka përdorur emërtimin Maqedoni.
Bëhet fjalë për deklaratën e Stoltenberg i cili ka përdorur emërtimin Maqedonia në takimin e ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të BE-së.