Athinë, të shtëna me armë. Autoritetet: Akt terrorist
Selia e partisë opozitare greke, Pasok, është sulmuar pasditen e sotme me armë zjarri në Athinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në rrugën “Harilao Trikupi”, numër 50, në kufijtë e lagjes Eskarqia.
Policët njoftuan në radio se një person po u afrohej me duart e drejtuara dhe qëlloi 3-4 herë me një pistoletë, që nga hetimet ka rezultuar e tipit “Tokarev”. Nga sulmi nuk raportohen persona të lënduar, ndërkohë që mësohet se agjentët nuk iu përgjigjën zjarrit të agresorit. Në vijim, personi në fjalë u largua nëpër rrugicat e lagjes Eskarqia dhe deri në orët e mbrëmjes nuk është bërë ende i mundur identifikimi i tij.
Autoritetet kanë deklaruar se bëhet fjalë për akt terrorist, ku të dyshuarit kryesorë janë celulat e mbetura të organziatave ekstremiste marksiste që operojnë në vend. Akti terrorist është dënuar nga i gjithë spektri politik grek, me kryeministrin Aleksis Tsipras që e ka cilësuar “një akt të dënueshëm terrorist”, të porositur sipas tij nga fraksione që duan të provokojnë tension.
KOHA JONË SONDAZH

