Australi, asnjë viktimë nga COVID-19 për herë të parë në dy muaj
Australia nuk ka regjistruar sot asnjë të vdekur lidhur me koronavirusin, për herë të parë që prej dy muajsh.
Ky lajm erdhi njëkohësisht me lehrësimin e masave kufizuese në Melburn, vendosur pas një ngadalësimi të epidemisë së COVID-19.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm 50 raste të reja janë regjistruar sot në të gjithë vendin, një shifër e pakrahasueshme me 700 rastet ditore të arritura disa ditë, në fund të korrikut dhe në fund të gushtit.
Sot, për herë të parë që prej 13 korrikut, nuk është regjistruar asnjë i vdekur nga koronavirusi.
Që prej të hënës, në Melburn, qyteti i dytë i kufizuar prej më shumë se dy muaj, u lehtësuan disa masa.
Pas një rënie të numrit të rasteve në zonat rurale të Viktorias, ku ndodhet Melburni, banorët do të jenë në gjendje të dalin nga shtëpitë e tyre dhe bizneset do të rihapen që nga e enjtja.
“Kjo është shumë e rëndësishme dhe shumë pozitive”, theksoi Daniel Andrews, kryeministër i shtetit të Viktorias.