Australi, temperatura rekord deri 40 gradë

Sidnei ka regjistruar natën më të nxehtë të nëntorit në histori me temperaturën gjatë ditës prej 40 gradësh celcius, të dielën.

Qyteti australian regjistroi një temperaturë minimale gjatë natës prej 25.4 gradësh celcius. I nxehti ka bërë që shërbimi i zjarrfikësve i Nju Sauth Uellsit të lëshojë një urdhër për ndalimin total të zjarreve në pjesën më të madhe të shtetit.

Temperatura në mbrëmje në aeroportin e Sidneit ka rënë tani në 25 gradë celcius, raportojnë mediat lokale por moti i nxehtë pritet të rikthehet nga e marta, pavarësisht se fillimi zyrtar i verës do edhe disa ditë të tjera të mbërrijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperatura rekord në Sidnei u regjistrua në Observatory Hill, në lagjen qendrore të biznesit. Rekordi i mëparshëm atje i takonte 1967.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?