Australia aprovon medikamentin e parë për të trajtuar Covid-19

Administrata e Barnave Terapeutike në Australi ka njoftuar të premten me anë të një deklarata se ka aprovuar antiviralin Remdesivir si opsionin e parë zyrtar për të trajtuar koronavirusin e ri.

“Remdesivir është opsioni më premtues për të reduktuar kohën e qëndrimit për pacientet që vuajnë nga një forme e rëndë infeksioni, njoftoi TGA me anë të një deklarate të publikuar në uebsajt.

Në deklaratë thuhej po ashtu se medikamenti “ofron reduktim potencial të ngarkesës në sistemin e shëndetit në vend. Duke shkurtuar kohën e shërimit, pacientët do mund të dalin më herët nga spitali duke liruar shtretërit për ata që kanë më shumë nevojë.”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në një kohë që ky është një hap shumë i madh në luftën e Australisë kundër pandemisë, është e rëndësishme që të theksohet se produkti ka treguar se nuk e shëron koronavirusin dhe po ashtu nuk u lehtëson gjendjen pacientëve me simptoma të lehta,” thuhet më tej në njoftim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas asaj që thuhet në deklaratë, Australia është një nga rregullatorët e parë që autorizon përdorimin e Remdesivir-it si trajtim për Covid-19 pas aprovimit të tij në BE, Japoni dhe Singapor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?