Australia bën hap pas për COVID-19, do të izolojë 6.6 milionë banorë

Australia duket se do i rikthehet përsëri masave të ashpra ndaj COVID-19. Shteti i Viktorias, një nga dy më të populluarit me 6.6 milionë banorë do të izolohet, dhe për herë të parë që nga fillimi i pandemisë kufiri mes South New Wales dhe Victorias do të mbyllet.

Madje kufiri do të ruhet me forca policie dhe ushtarë që askush mos lejohet as të hyjë dhe as të dalë nga Victoria, përveç rasteve urgjente apo disa zyrtarëve. Ky izolim vjen pasi Victoria shënoi 127 raste të reja me koronavirusi, shifër rekord për vetë shtetin duke e çuar bilancin total në 2 mijë e 663 dhe 22 viktima.

SHKARKO APP