Australia bën thirrje për hetim të pavarur të origjinës së Covid-19
Një koalicion prej 62 vendesh do të mbështesë thirrjen e Australisë për një hetim të pavarur në origjinën e koronavirusit.
Rezoluta e re kërkon një hetim të pavarur për përgjigjen ndërkombëtare ndaj pandemisë dhe veprimeve të Organizatës Botërore të Shëndetit.
Nisma mbështetet nga i gjithë Bashkimi Evropian , së bashku me Zelandën e Re, Indonezinë, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar, Indinë, Kanadanë, Rusinë, Meksikën dhe Brazilin, dhe do të vihet në Asamblenë Botërore të Shëndetit për votim të martën.
Asambleja, e përbërë nga ministrat e shëndetësisë të 194 vendeve anëtare të OBSH, mblidhet një herë në vit në Gjenevë,
Zvicër, për të vendosur politikën shëndetësore për OBSH.
SHBA po bën thirrje të ashpra për të hetuar konkretisht se si filloi koronavirusi në Ëuhan.
Aleati më i fuqishëm i Australisë nuk e ka sponsorizuar projektligjin, por Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo, u bëri thirrje të gjitha kombeve të mbështesin thirrjen e Australisë për përgjigje./joq