Australia drejt fitores me koronavirusin, zyrtarët e Shëndetësisë deklarojnë se do lirojnë masat kufizuese
Australia po shënon ditë të mira përsa i përket betejës me koronavirusin. Në të gjithë vendin shkalla e infeksionit ka rënë dhe kjo ka ngjallur thirrje për heqjen e masave të bllokimit, por ekspertët paralajmërojnë se kufizimet duhet të qëndrojnë deri pas dimrit.
Australia e Jugut, Territori i Veriut dhe kryeqyteti nuk raportuan asnjë rast me koronavirus gjatë fundjavës.
Queensland gjithashtu nuk raportoi asnjë të infektuar me COVID-19 për herë të parë në më shumë se dy muaj.
Australia e Jugut, me një popullsi prej 1.76 milion mbeti në vetëm 81 raste të konfirmuara që nga mbrëmja e së dielës, pavarësisht se u bënë mbi 5000 teste në të gjithë shtetin gjatë dy ditëve të fundit.
Ministri i Shëndetësisë, SA Stephen Wade tha që ishte shumë shpejt për të hequr kontrollet kufitare, por kufizimet e tjera do të lehtësoheshin gjatë javëve të ardhshme.
Për Queensland është hera e parë në 81 ditë që nuk ka raste të reja dhe e lë numrin e përgjithshëm të të infektuarëve në 1019.