Australia në gjendje emergjence nga zjarret

Kjo e shtunë është një nga ditët më të nxehta në Australi, e cila shoqëruar me erëra të forta, që kanë përhapur edhe më shpejt zjarret duket rrezikojnë mijëra banesa. Zjarret kanë nisur që prej të mërkurës por me rritjen e temperaturave në këtë rajon, deri në 40 gradë celsius, autoritetet kanë nisur paralajmërimet për një situatë emergjence. Që prej nëntorit, nga zjarret kanë humbur jetën 4 persona ndërsa 1 milionë hektarë tokë janë shkrumbuar, bashkë me 400 shtëpi banimi. Sipas Zyrës Meteorologjike Australiane, temperaturat e larta, mbi 40 gradë celsius, pritet të vazhdojnë përtej dhjetorit. Rekordi i vendosur në Australi është ai i 2 janarit të vitit 1960, ku edhe pse në stinën e dimrit, në jug të Australisë u regjistrua temperature 50,7 gradë celsius.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?