Australia po ”digjet”, temperatura shkon në 50 gradë në hije
Autoritetet australiane kanë raportuar se temperaturat të enjten kanë arritur në 50.7 gradë celsius, duke barazuar rekordin e vitit 1962.
Kjo temperaturë e lartë është raportuar në Onslou të Australisë Perëndimore, ndërsa rekordi i viteve më parë ishte regjistruar në jug të Australisë.
Onslou dhe rajonet përreth, mund të regjistrojnë temperatura rekorde sërish, pasi moti pritet të jetë edhe më i nxehtë të premten.
Australia Perëndimore është përballur me zjarre të mëdha muajin e kaluar. Si pasojë janë djegur mbi 6,000 hektarë tokë dhe shumë persona janë evakuuar nga banesat e tyre.