Australia sërish në situatë alarmante nga zjarret

Nxehtësia dhe erërat janë duke e zgjatur kohën e zjarreve në Australi.

Temperaturat, të cilat janë duke u rritur në Australinë e Jugut kanë nxitur situatën e alarmit në  shkallën më të lartë të rrezikshmërisë.

Gjashtë persona kanë mbetur të vdekur që prej muajit të kaluar, si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë gjithë vendin.

Zjarret në Uellsin e Ri Jugor dhe Kuinslland kanë shkatërruar më shumë se 500 shtëpi dhe kanë nxitur debate lidhur me thatësirën dhe ndryshimet klimatike.

Qyteti më i madh në Australi, Sidnej po ashtu është përfshirë nga zjarret.

Australia është përballur me verën me të nxehtë në histori. Të dhënat zyrtare tregojnë se vitet 2018 dhe 2017 kanë qenë po ashtu ndër periudhat më të nxehta.

SHKARKO APP