Austri/Skandali me tenderat, 8 vite burg për ish-ministrin e financave

Gjykata austriake ka dhënë 8 vite burg për ish-ministrin e financave Karl-Heinz Grasser, i cili u përfshi në një skandal korrupsioni të nivelit të lartë.

Grasser u shpall fajtor nën akuzën e përvetësimit, marrjes së ryshfetit dhe falsifikim të provave në një marrëveshje për shitjen e mijëra apartamenteve shtetërore në një përfitim me vlerë 9 milionë euro.

Sipas gjykatës, Grasser dhe një ndërmjetës kanë dhënë informacion për tenderin gjatë skemës së privatizimit të apartamenteve në mënyrë që të favorizonin njërin prej ofertuesve të shpallej fitues i tenderit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tenderi u fitua nga një konsorcium për vlerën 961 milionë euro në vitin 2004, ndërsa apartamentet vlerësoheshin sa dyfishi i kësaj shume. Gjykata thotë se ftuesit e tenderit kanë paguar 1% të vlerës, pra 9.6 milionë euro, për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të partisë FPO Walter Meischberger dhe lobuesit, Peter Hochegger, të cilët gjithashtu janë dënuar me burg. Në këtë çështje janë përfshirë dhe 14 persona të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetë politikani e mohoi akuzën dhe u shpreh se do ta apelonte vendimin, ndërsa avokati i itj e quajti “gjykim të gabuar”.

Grasser u bë ministri më i ri i Financave në historinë e Austrisë pasi kur mori detyrën në vitin 2000, ishte 30 vjeç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?