Austria nuk do të nënshkruajë paktin e OKB-së për emigracionin
Qeveria e Austrisë nuk do të nënshkruajë një pakt global për nxitjen e migrimit të rregullt dhe të sigurt, duke përmendur si arsye shqetësimet rreth sovranitetit të saj kombëtar.
“Austria nuk do të bashkohet me paktin e emigracionit të Kombeve të Bashkuara. Ka disa pika që i shohim në mënyrë kritike dhe kemi frikë nga një rrezik për sovranitetin tonë kombëtar”, tha të mërkurën kancelari konservator, Sebastian Kurz.
Kompakti Global për Sigurinë dhe Migrimin e Rregullt, i cili nuk është ligjërisht i obligueshëm, është finalizuar nga Kombet e Bashkuara në korrik. Ai pritet të miratohet formalisht në një takim në Marok, më 11 dhe 12 dhjetor.
Dhjetorin e kaluar, Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga pjesëmarrja në negociatat mbi kompaktin, ndërsa, në korrik, Hungaria e ka bërë të njëjtën gjë.
Kurz ka marrë detyrën dhjetorin e kaluar në koalicion me partinë nacionaliste dhe anti-migrante Liria.
Vjena aktualisht mban presidencën e rradhës të Bashkimit Evropian dhe vendimi i saj për të dalë nga pakti dëshmon gjendjen e vështirë të rajonit mbi çështjen politikisht të zjarrtë të emigracionit.
KOHA JONË SONDAZH

