Autobusi përplaset me taksinë në Kinë, 5 të vdekur dhe 32 të plagosur

Pesë persona kanë gjetur vdekjen dhe 32 persona janë plagosur, pas një aksidenti që ndodhi në Hong Kong. Sipas “The Telegraph”, aksidenti i rëndë ndodhi konkretisht në ishullin e Tsing Yi, që është i lidhur falë një autostrade me aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut në ishullin fqinj Lantau.

Vdekja e pesë personave dhe plagosja e 32 të tjerëve u shkaktua nga përplasja e fuqishme e një autobusi, që transportonte punonjës në aeroportin ndërkombëtar, me një taksi të ndaluar në stacionin e saj përkatës.

Sipas të njëjtës media, të plagosurit përpara se të dërgoheshin nëpër 4 spitalet e ndodhura pranë, u trajtuan fillimisht anës rrugës ku ndodhi aksidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe në shkurt në Hong Kongun verior, ku një shofer autobusi për shkak të tejkalimit të shpejtësisë shkaktoi vdekjen e 19 personave dhe plagosjen e 60 të tjerëve. Aksidenteve tragjike i shtohet edhe ajo e vitit 2003, kur një autobus dykatësh u përplas me një kamion dhe ra nga një urë, duke vrarë kështu 21 vetë dhe duke plagosur 20.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?