Autoktonë, tërbohen edhe më shumë serbët me festën e Flamurit në Shqipëri
në ndeshjen Serbi-Shqipëri, brenda së cilës shfaqeshin dy figura historike të kombit shqiptar, Ismail Qemali e Isa Boletini. Mediat serbe shkruajnë se në rrugët e Kosovës është shfaqur edhe një hartë që tregon distancat mes qyteteve, në pjesën lindore të Kosovës, në Metohija, si dhe në zona të tjera. Në këto harta tregohet distanca mes Nis e Preshevës, Ulqinit, apo edhe e Janinës, me qytetet e tjera shqiptare. Ndonëse këto qytete ndodhen në territorin e shteteve fqinje, ato konsiderohet nga shqiptarët si pjesë e Shqipërisë së Madhe. Lëvizja Vetvendosje në Kosovë e ka shfaqur hapur qëndrimin e saj, duke përfshirë edhe këto pjesë në territorin shqiptar. Flamuri që flututoi mbi Beograd ka qenë ndër më të dashurit për shqiptarët, në festën e 102-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Por mediat serbe i kanë kushtuar vëmendje edhe monumentit të diplomatit të SHBA-ve, Richard Holbrooke, që u zbulua në Vitina të premten në prani edhe të shumë qytetarëve. Ata e konsiderojnë Holbrooke si një ndër avokatët më të mëdhenj të bombardimeve në ish-Jugosllavi, në vitin ’99, kur NATO ndërhyri dhe çliroi përfundimisht Kosovën nga uzurpuesit.