Donald Trump tërheq ftesën për Kanadanë për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”

Në një postim në platformën Truth Social, drejtuar kryeministrit kanadez Mark Carney, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njofton se ka tërhequr ftesën për Kanadanë për t’u bashkuar me “Bordin e Paqes”, organi i ri ndërkombëtar i krijuar prej tij, raporton BBC.

Trump shkroi se Bordi i Paqes po e tërheq ftesën për anëtarësimin e Kanadasë. Presidenti amerikan nuk dha asnjë arsye konkrete për këtë vendim.

Vendimi vjen pak ditë pasi Carney kishte bërë bujë me deklaratën e tij për një “çarje” në rendin global të udhëhequr nga SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kanadaja kishte sinjalizuar më herët se ishte e gatshme të bashkohej me bordin, por pa paguar tarifën e anëtarësimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas administratës amerikane, anëtarët e përhershëm të Bordit të Paqes do të duhet të paguajnë një tarifë prej 1 miliard dollarësh për të ndihmuar në financimin e këtij mekanizmi të ri, gjë që Otava ka refuzuar ta bëjë.

Zyra e kryeministrit Carney nuk reagoi menjëherë pas postimit të Trump, megjithëse javën e kaluar ai kishte deklaruar se, në parim, do ta pranonte ftesën e presidentit amerikan.

Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, tha se liderët evropianë kanë dyshime serioze mbi kompetencat dhe rolin e Bordit të Paqes, por janë të gatshëm të bashkëpunojnë me këtë organ në çështje që lidhen me Gazën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?