FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Automjeti përplaset më një kamion, të paktën 15 viktima në SHBA

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy automjeteve në Kaliforninë Jugore. Ngjarja ka ndodhur të martën në mëngjes, bërën të ditur zyrtarët e Qendrës Rajonale Mjekësore El Centro.

Zyrtarët e spitalit, sipas raportimeve, besojnë se në makinën sportive që u përplas nga kamioni me zhavorr ndodheshin 27 pasagjerë. Katërmbëdhjetë persona vdiqën në vendin e ngjarjes ndërsa të mbijetuarit u dërguan në spitalet e zonës.

Shtatë pacientë u dërguan në Qendrën Rajonale Mjekësore El Centro ku një nga të plagosurit ndërroi jetë pas mbërritjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksidenti ndodhi rreth 100 milje në lindje të San Diego-S dhe rreth 15 milje nga kufiri i Meksikës. Në vendin e ngjarjes u dërguan katër deri në pesë ambulanca shtesë dhe katër helikopterë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?