Autori i sulmit në Stamboll kishte kërkuar azil më 5 janar
Autori i sulmit në Stamboll ku 11 persona vdiqën dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur, është parë në qytet në datën 5 janar të këtij viti. Ai kishte bërë kërkesë për azil në Drejtorinë e Menaxhimit të Migracionit në Turqi.
Sulmuesi, i identifikuar me emrin Nabil Fadli, me origjinë nga Arabia Saudite, kishte aplikuar për azil më 5 janar, thanë burimet e sigurisë. Sipas njoftimeve, ai arriti në qendër së bashku me katër burra të tjerë dhe kishin kërkuar azil në Stamboll, njoftojnë mediat Turke.
Identiteti i Nabli Fadil u zbulua nga hetuesit në vendin e ngjarjes, të cilët gjetën gishtin e militant në vendin e shpërthimit.
Policia është ende duke vazhduar hetimet, për kapjen e bashkëpunëtorët të Fadli, si dhe njerëzit që e shoqëruar atë me datën 5 janar.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

