Autoritetet në Teheran mesazh banorëve, media iraniane: Khamenei do të flasë së shpejti

Pas sulmeve nga Amerika dhe Izraeli ndaj Iranit, autoritetet iraniane kanë dërguar sms qytetarëve, ku u kanë kërkuar që të largohen nga kryeqyteti, Teherani.

“Nëse është e mundur ruani qetësinë dhe shkoni në qytete të tjera”, shkruhej në mesazh, raportojnë mediat e huaja.

Sipas stacionit televiziv iranian Al-Alam TV, lideri Suprem Ali Khamenei pritet të mbajë një fjalim së shpejti, duke dalë në ekran për herë të parë pas sulmeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk dihet ku ndodhet konkretisht Khamenei, pasi pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit nuk ka asnjë informacion për të. Mediat izraelite raportuan më herët se ai mund të ketë vdekur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?