Avioni u përmbys në Kanada, kompania i jep 30 mijë dollarë çdo pasagjeri që ishte në bord

Delta Air Lines do të japë 30,000 dollarë për secilin pasagjer që ishte në bordin e fluturimit nga Minneapolis që u rrëzua.

Të 80 personat, 76 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit të cilët ishin në Fluturimin Delta 4819 fatmirësisht i mbijetuan aksidentit, edhe pse avioni bëri një ulje të vështirë dhe u rrokullis në Aeroportin Ndërkombëtar të Toronto Pearson.

Ekuipazhi me përvojë duket se ka qenë shpëtimi i pasagjerëve në këtë fluturim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse një pasagjer vdes, pagesa fillestare duhet të jetë më shumë se rreth 20,000 dollarë, sipas faqes së internetit të Delta Air Lines e cila citon Konventat e Varshavës dhe Montrealit. Nëse pasagjeri lëndohet, shuma e pagesës përcaktohet nga vetë linja ajrore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë rast, ku s`pati fatalitete, vetë Delta është ofruar të dëmshpërblejë ekuipazhin dhe pasagjerët për lëndimet dhe dëmin psikologjik të shkaktuar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?