Aya Sophia hapet pas 86 vitesh, Erdogan: Do të jem në faljen e parë të namazit, më 24 korrik
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka vizituar xhaminë Aya Sophia, e cila do të hapet pas 86 vitesh për faljen e namazit më 24 korrik.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Erdogan ka thënë se do të marrë pjesë në faljen e Xhumasë, ditën e premte, ndërkohë që gjatë vizitës në xhami është shoqëruar nga ministrat dhe nga kreu i çështjeve fetare prof.dr.Ali Erbas.
Vizita e tij në xhami zgjati për një orë dhe u informua rreth punimeve të kryera për hapjen e saj nga ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy dhe guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.
Presidenti ka postuar foto në llogarinë e tij në Instagram, ku ka marrë komente negative, të cilat u fshinë më vonë.
https://www.instagram.com/p/CC0rz-YHdQQ/?utm_source=ig_embed