Azikërkuesit përmbysin raportet gjinore në Europë

Që kur ndodhën sulmet në Këln, disa analistë kanë argumentuar se Evropa ka një problem të madh njerëzor. Duke shkruar në Politico Magazine, Valerie Hudson, një shkencëtare politike, argumentoi se “raportet seksuale në mesin e emigrantëve janë aq të njëanshme … sa ata mund të ndryshojnë rrënjësisht balancën gjinore në vendet evropiane në disa grupmosha”, veçanërisht në grupmoshat e reja. A është ky rasti?
Më shumë burra të rinj se gratë të reja janë vijnë në Evropë. Nga 1.2 milion aplikantë për azil në 12 muajt e fundit nga të dhënat e deritanishme në dispozicion, 73% ishin meshkuj, nga 66% në vitin 2012. Njerëzit që po kërkojnë azil në Europë, janë gjithmonë e më shumë moshat e reja. Sipas Eurostat, azikërkuesit meshkuj janë të moshave 18 deri në 34 vjeç. Këto statistika janë publikuar në tetor të vitit 2015. Krahasuar me statistikat e azilkërkuesve deri në vitin 2012, ishin 35% azilkërkues meshkuj dhe sot kjo shifër është  rritur me 5 %.
Numrat, megjithatë, ndryshojnë sipas kombësisë. Rreth 60% e të gjithë meshkujve azilkërkues nga Algjeria dhe Maroku janë nga mosha 18 deri në 34-vjeç.
Në të kundërt vetëm 48% e irakianëve, 38% e sirianëve dhe 31% e afganëve janë në këtë grupmoshë. Proporcione të meshkujve të rinj azikërkues gjithashtu ndryshojnë edhe nga vendi pritës. Suedia merr tre azilkërkues për çdo 1000 banorë në 12 muaj, deri në shtator 2015. Ky është raporti më i lartë në Evropë. Krahas kësaj, ajo gjithashtu ka më shumë meshkuj të rinj azilkërkues. Në 12 muajt e fundit, 17% të azikërkuesve ishin nga mosha 14 deri në 17-vjeç, në krahasim me vetëm 6% në Gjermani.
Kjo do të ndryshojë raportin gjinor për disa grupmosha në Suedi. Hudson thekson, popullsia adoleshente do të ketë më shumë prirje të jetë mashkullore. Aktualisht ka 106 meshkuj nga mosha 14 deri në 17-vjeç për çdo 100 femra. Kjo është shqetësuese. Raportet midis gjinive nënkuptojnë shumë, çka do të thotë shumë njerëz të rinj të frustruar seksualisht, e cila nënkupton më shumë telashe.
Por, shembulli i Suedisë nuk pasqyron çfarë do të ndodhë nëpër të gjithë Evropën.
Vendet që do të jenë më të prekura janë vendet e vogla, me popullsi nën 10 milion.
Suedia, Hungaria, Austria dhe Norvegjia do të jetojnë ndryshimet më të mëdha gjinore (dhe (kjo vetëm nëse ato pranojnë të gjithë azilkërkuesit të cilët kanë aplikuar).
Gjermania ka më pak të shqetësuar përreth. Në qoftë se pranohen të gjithë meshkujt e rinj, të cilët kërkuan azil në vitin që shkoi deri në tetor 2015, raportet e saj gjinore do të shkojnë nga 106:100 deri 107:100 për moshën nga 14 deri 17-vjeç dhe nga 105:100 në 106:100 për moshën 18 deri në 34-vjeç. Evropa nuk ka një problem të tillë të mirëfilltë. Suedia mund ta ketë së shpejti.

“The Economist”. Përshtati: Sidorela Lepri

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?