Babai hedh vajzën e sapolindur nga shkëmbi, por ndodh mrekullia

Një burrë në jug të Kinës, u arrestua nga policia, pasi ka hedhur vajzën e porsalindur nga një shkëmb. I dëshpëruar se pse nuk i lindi djalë, burri ndërmori aktin ekstrem, megjithëse foshnja ishte me fat.

Burri mori të voglën 6 orë pas lindje në një spital në Gaozhou, provincën Guangdong të premten e kaluar dhe futi atë në një çantë najloni duke e hedhur. Megjithatë, vajza mbijetoi mrekullisht 12 orë pas mbeti e varur në një degë peme dhe u shpëtua.

Policia u alarmua për incidentin pasi një mjek në Qendrën Shëndetësore Magui, lajmëroi për zhdukjen e foshnjës nga spitali. Pas një hetimi, oficerët ngritën dyshime mbi babanë e vajzës, i quajtur Li.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burri pranoi më në fund se e kishte hedhur atë në një zonë rurale, pasi kishte shpresuar për djalë. Zyrtarët menjëherë drejtuan një ekip poshtë shkëmbit të pjerrët për të kërkuar vajzën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Papritmas, ekipi dëgjoi klithmat e foshnjës dhe e gjetën atë rreth 30 metra poshtë nga shkëmbi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?