Babi mban dorën e foshnjes 4 muajshe që vdiq nga uria në Jemen
Saleh Hassan al-Faqeh mbajti dorën e vogëlushes së tij që mori frymën e fundit të enjten (15 nëntor) në një spital në Jemen.
Vajza 4 muajshe vdiq nga kequshqyerja në spitalin al-Sabeen në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa.
Ajo mbërriti javën e kaluar në spital nga provinca Saasa, një nga mijëra fëmijë jemenas që vuajnë nga uria në një vend që ndodhet në luftë prej tre vitesh.
Trupi i saj gjendej në të njëjtin pavion me atë të një djali të vogël, Mohammed Hashem, që vdiq nga uria e rëndë në të njëjtën ditë.
Vdekja e tyre u dëshmua nga një fotograf i Reuters.
Ndërsa mjekët konfirmuan se fëmjët vdiqën nga kequshqyerja.
“Ajo qëndroi për dy muaj në një spital në Saada, por na u desh ta sillnim në Sanaa,”-tha babi i vogëlushes.

KOHA JONË SONDAZH

