Banka Botërore dhe Michelle Obama, bashkë për një kauzë globale 

Banka Botërore ka njoftuar se do të investojë 2.5 miliardë euro për arsimimin e vajzave. “Lejoni vajzat të mësojnë”, një iniciativë e përkrahur nga Barack dhe Michelle Obama për të afruar 62 milionë vajza nëpër shkolla nga e gjithë bota, do të ketë një investim përgjatë pesë viteve të ardhshme.

Michelle Obama një nga figurat më të dashura globale jo rrallë herë është pjesë e të tillave iniciative të cilat kanë në fokus gjininë femërore e aq më shumë kur fjala është për vajzat duke qenë vetë nënë e dy vajzave.

Një studim i Bankës Botërore ka gjetur se për çdo vit të arsimit të mesëm për një rritje prej 18 qind çdo vajzë fiton pushtetin e saj. Hulumtimi gjithashtu tregon se femrat e arsimuara janë më të prirura që të kenë një jetë të shëndetshme, të marrin pjesë më shumë në tregun formal të punës, të fitojnë më shumë të ardhura, të lindin më pak fëmijë, të martohen në moshën e duhur, si dhe të kenë një kujdes më të mirë shëndetësor dhe arsimim të mirë për fëmijët e tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fuqizimi dhe edukimi i  vajzave adoleshente është një nga mënyrat më të mira për të ndaluar varfërinë nga brezi në brez, dhe mund të jetë transformuese për të gjitha shoqëritë,” tha drejtori i Bankës Botërore gjatë një interviste ku tema ishte kjo iniciativë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ky financim në rritje do të ndihmojë në sigurimin e vendeve, sidomos në rajone si Afrika Sub-Sahariane dhe Azia Jugore, me mjetet për të zgjeruar qasjen për një arsim cilësor në mënyrë që të gjitha vajzat adoleshente mund të shkojnë në shkollë dhe për të arritur potencialin e tyre të plota”.

Burimi:The Independent/Përshtati:Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?