Barack Obama: Bumi në ekonominë amerikane, është meritë e imja
“Bumi në ekonomi nuk është meritë e Trump-it dhe republikanëve”. Kështu është shprehur ish-presidentin Barack Obama në një takim në Çikago.
“Kur hyra në Shtëpinë e Bardhë m’u desh të zgjidhja problemet që na ishin lënë”, ka thënë Obama.
Ish-presidenti është shprehur se ekonomia dhe punësimi u rritën në 21 muajt e fundit të mandatit të tij. “Ku mendoni se nisi e gjithë kjo? Kush mendoni se e ka bërë?”, tha ai.
“Është në lojë karakteri i vendit tonë, vlerat e tij”, tha Obama, duke theksuar se zgjedhjet e mesmandatit janë thelbësore dhe madje me të rëndësishme se ato të mëparshmet.
Obama ka bërë fushatë në shtetin e Indianës për senatorin Joe Donnelly.
KOHA JONË SONDAZH

