Barcelonë, rihapet jeta e natës pas 15 muajsh përgjumje

Pas 15 muajsh përgjumje, jeta e natës rindizet sërish në Barcelonë. Rajoni i Katalonjës rihapi klubet e natës të dielën, edhe pse me disa kufizime.

Ambjentet e brendshme do të funksionojnë me vetëm 50 përqind të kapacitetit, klientët do të detyrohen të mbajnë maskë ndërsa orari i mbylljes do të jetë në 3 e 30 të mëngjesit.

Gjithashtu të gjithë pjesëmarrësit do të gjurmohen për 1 muaj, për të verifikuar nëse do të ketë raste të koronavirusit. Industria e jetës së natës, ka qenë një prej më të goditurave nga pandemia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?