Bashkë drejt BE-së

 

Bashkëpunimi rajonal është elementi kyç në çimentimin e pajtimit, marrëdhënieve të mira të fqinjësisë, dhe stabilitetit e prosperitetit në Europën Juglindore, – tha sot Sekretari Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal z. Goran Svilanovic.

Duke folur në konferencën rajonale dy ditore për anëtarësimin në BE, Svilanovic komentoi strategjinë e fundit të zgjerimit të BE-së dhe progres raportin e vendeve kandidate. Ai tha se duhet të vijojë progresi me reformat në secilin vend pa harruar bashkëpunimin rajonal dhe fqinjësinë e mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Svilanovic, mirëpriti mbështetjen e Komisionit Europian për Procesin e bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore dhe Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, (KBR) si dhe Procesin e Berlinit ku KBR është ftuar për të kontribuar dhe koordinaur aktivitetet në dy prej fushave me rëndësi të madhe për rajonin: – rritja ekonomike dhe lëvizshnmëria. Fokusi kryesor i KBR mbeten, konkurrenca, ndërlidhja, qeverisja e mirë dhe mobiliteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

 Sekretari Përgjithshëm i KBR foli edhe për punën e këshillit në fushën e sigurisë, veçanërisht në zhvillimin e një platforme rajonale kundër radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm që prodhon terrorizëm dhe luftëtarë terroristë në Europën Juglindore.

 Konferenca: "Bashkëpunimi rajonal në Europën Juglindore: punojmë së bashku drejt BE-së", mblodhi 200 ekspertë nga organizatat ndërkombëtare, rajonale si dhe përfaqësues nga akademitë, shoqëria civile dhe ngo-të e rajonit, BE si dhe përfaqësues nga qeveritë e Austrisë, Gjermanisë dhe Komisionit Europian.

Qëllimi konferencës ishte krijimi mundësive për dialog të mëtejshëm dhe ndërlidhje të partnerëve dhe vendeve të rajonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?