Bayer dhe CureVac bashkojnë forcat për një vaksinë të re antiCovid-19

Gjiganti farmaceutik gjerman Bayer ka bashkuar forcat me firmën gjermane CureVac për të zhvilluar një vaksinë të re potenciale antiCovid-19, deklaruan kompanitë.

CureVac, me qendër në qytetin jugperëndimor të Tubingen, ka punuar për vaksinën e saj për një kohë të gjatë.

Njoftimi i së enjtes e bën atë zhvilluesin e fundit të vogël të vaksinave gjermane për partner me një peshë të rëndë në treg, pas BioNTech dhe firmës amerikane Pfizer, vaksina e të cilëve është administruar tashmë në shumë vende pas miratimeve rregullatore.

”Sipas marrëveshjes së partneritetit dhe shërbimeve, Bayer i Gjermanisë do të mbështesë CureVac në kryerjen e provave klinike dhe ndërtimin e një infrastrukture të zinxhirit të furnizimit”, thonë kompanitë.

CureVac filloi Fazën 3 të provave klinike të vaksinës eksperimentale CVnCoV në mes të dhjetorit, duke marrë një hap kritik drejt miratimit të rregullatorit.

Rezultatet e para të këtyre studimeve priten në tremujorin e parë të këtij viti.

SHKARKO APP