BBC: SHBA-ja rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, përgatiten skenarë për operacione në Iran

Mijëra trupa shtesë amerikane kanë mbërritur dje në Lindjen e Mesme, në një kohë kur tensionet me Iranin vijojnë të mbeten të larta, sipas BBC.

Sipas raportimit të “The Washington Post”, Pentagoni po përgatitet për operacione tokësore që mund të zgjasin për disa javë, megjithëse ende nuk është e qartë nëse presidenti Donald Trump do të japë miratimin përfundimtar.

Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së njoftoi se anija luftarake “USS Tripoli” ka mbërritur në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas një deklarate në rrjetet sociale, ajo drejton një njësi prej rreth 3 500 marinarësh dhe marinsash, të mbështetur nga avionë transporti dhe avionë luftarakë sulmues.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më herët, pas një takimi me ministrat e Jashtëm të G7-ës në Francë, i pyetur nga gazetarët nëse SHBA-ja po shqyrtonte dërgimin e trupave në Lindjen e Mesme si pjesë e përpjekjeve për të neutralizuar Iranin, ai refuzoi të komentonte mbi taktikat ushtarake.

“SHBA-ja ka objektiva të qarta dhe jam shumë i bindur se jemi në prag të arritjes së tyre shumë shpejt”, tha Rubio.

Përsa i përket kohëzgjatjes së operacionit në Iran, ai deklaroi se bëhej fjalë për “javë, dhe jo muaj”.

Lidhur me reagimin e Iranit ndaj planit amerikan me 15 pika, Rubio tha se ende nuk kishte një përgjigje zyrtare.

Sipas raportimeve të “CBS News”, përgjigjja e Teheranit pritej më herët, por ende nuk ka mbërritur.

“Po presim përgjigjen, mund të ndodhë në çdo moment”, tha Rubio duke shtuar se ndërkohë operacionet amerikane do të vazhdonin. //a.i/

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?