Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 12:05 Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim! Berisha lëshon thirrjen e tij se duhet të jemi të gjithë para kryeministrisë, kushdo që e ndjen se me këtë qeveri nuk ka garanci…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BE akuzon: Rusia po përhap dezinformata

Bota E martë, 4 Qershor 2024 11:15
BE akuzon: Rusia po përhap dezinformata
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Qeveritë evropiane thonë se Rusia po përhap dezinformata përpara se Bashkimi Evropian t’i mbajë zgjedhjet për Parlamentin Evropian nga data 6 deri më 9 qershor. Ato thonë se veprimet e Moskës dhe të aktorëve pro Kremlinit janë pjesë e një fushate më të gjerë ndërhyrjesh, të krijuar për t’i diskredituar qeveritë evropiane dhe për ta destabilizuar BE-në.

Moska, në anën tjetër, i hedh poshtë akuzat.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 14 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 16 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 17 orësh

Si duket ndërhyrja e dyshuar ruse?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Akuzat për ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e BE-së, në prag të zgjedhjeve, përfshijnë dezinformimin apo manipulimin e së vërtetës, thonë ekspertët. Sipas tyre, kjo bëhet duke filluar nga përforcimi i teorive tashmë ekzistuese të konspiracionit deri te publikimi i videove të falsifikuara dhe gënjeshtrave në faqet ‘doppelganger’ – të krijuara për t’u dukur identike me faqet e vërteta.

Republika Çeke tha se ueb-faqja e lajmeve voiceofeurope.com ka udhëhequr një operacion të ndikimit prorus në Evropë. Një politikan dhe biznesmen ukrainas, por pro-rus, i identifikuar si Viktor Medvedchuk, i ka financuar në mënyrë të fshehtë operacionet e ndikimit të kësaj faqeje. Belgjika, në anën tjetër, tha se zyrtarë rusë kanë paguar ligjvënës të Parlamentit Evropian për të promovuar propagandë ruse në Evropë.

Si u përgjigjet Rusia akuzave për ndërhyrje?

Rusia mohon se përhap dezinformata. Ajo thotë se Perëndimi është i përfshirë në një luftë informacioni në shkallë të plotë, që përfshin pretendime të rreme, të krijuara për ta shkatërruar reputacionin e Rusisë dhe për ta paraqitur atë si armike. Zyrtarët rusë thonë se Perëndimi është bërë aq jotolerant, saqë refuzon të pranojë çdo pikëpamje që bie ndesh me narrativën mbizotëruese dhe ka ndaluar transmetimin e disa mediave shtetërore ruse, si agjencia e lajmeve RIA Novosti dhe gazetat Izvestia dhe Rossiyskaya Gazeta.

Ueb-faqet e rreme, apo ‘deepfakes’, janë media sintetike, në të cilat një person në një fotografi ose video ekzistuese, zëvendësohet me dikë tjetër duke përdorur teknika të inteligjencës artificiale. ‘Deepfakes’ mund të duken shumë reale dhe kjo ka çuar në përhapjen e dezinformatave dhe të propagandës. Në zgjedhjet në Sllovaki më 2023 u shfaq një regjistrim zëri i Michal Simeckas, udhëheqësit të partisë Sllovakia Progresive, me sa duket duke diskutuar për manipulimin e votave. Regjistrimi ishte i rremë. ‘Doppelganger’ është emri që i atribuohet një fushate dezinformomi, që përfshin krijimin e ueb-faqeve të rreme, që ngjajnë shumë me pamjen e burimeve ekzistuese të lajmeve.

Ueb-faqet e shënjestruara përfshijnë gazetat e përditshme Le Figaro dhe Die Welt, si dhe ato të Ministrisë së Jashtme franceze dhe Ministrisë së Brendshme gjermane. Një artikull në një faqe interneti të klonuar të Ministrisë së Jashtme franceze pretendonte se Franca po përgatiste një taksë për t’i ndihmuar përpjekjet luftarake të Ukrainës. Rreth 200 llogari në Facebook u krijuan për shpërndarjen e këtij informacioni.

Çfarë thonë udhëheqësit e BE-së për ndërhyrjen e dyshuar ruse?

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Evropa përballet me një zgjedhje të ashpër: të jetë e fortë ose t’u nënshtrohet autoritarëve. “A duam një Evropë të fortë, që lufton për vlerat dhe demokracinë tonë? Apo, a do të lejojmë që demokracitë tona të rrëmbehen nga marionetat e autoritarëve?”, pyeti ajo. Ligji i ri i Shërbimeve Digjitale i BE-së kërkon heqjen e shpejtë të përmbajtjes së paligjshme dhe më shumë informacione mbi mënyrën se si krijohet përmbajtja.

Platformat, si Facebook, YouTube e TikTok, kanë ndërmarrë masa duke krijuar ekipe për të luftuar dezinformimin, abuzimin me inteligjencën artificiale dhe ndikimin e fshehtë në zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Në muajin prill, Komisioni Evropian, që është krahu ekzekutiv i BE-së, ka nisur hetime të Facebookut dhe Instagramit, për shkak të shqetësimeve se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të luftuar dezinformimin.

Etiketat e lidhura

beRusia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 20 minutash

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm
Para 21 minutash

Ministri Demo: Teknologjia po na ndihmon të identifikojmë protestuesit e dhunshëm

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA
Para 25 minutash

Kryeministri: Pas studentëve janë futur duart e krimit dhe ANTIFA

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë
Para 30 minutash

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 14 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 15 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 15 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 18 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.