BE, angazhim në krizën e Gjirit

Ministri i Jashtëm Katarian takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE për Politikën e Jashtme, Frederika Mogerini.

Ministri i Jashtëm Katarian Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani shprehu besimin e Dohas se zgjidhja e situatës në Jemen mund të arrihet duke mbledhur të gjitha palët në konflikt rreth tryezës së dialogut dhe jo duke mbështetur njërën palë në llogari të tjetrës.

Deklarata e ministrit të jashtëm të Katarit erdhi gjatë bisedimeve që zhvilloi në Bruksel me shefen e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Katarit tha se vendi i tij ndjek me shumë vëmendje situatën në Jemen dhe se Katari ishte pjesë e koalicionit arab për kthimin e legjitimitetit në Jemen në fillim të 2015, ku qëllimi ishte arritja e një zgjidhjeje politike dhe bashkimi i jemenasve përreth nismës së GCC-së (Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit) për kapërcimin e konfliktit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani tha se aleanca ka ndryshuar qëllimet e saj tashmë, sidomos pas raporteve për ekzistencën e burgjeve sekrete, torturave dhe agjendave konfliktuale midis vetë vendeve të koalicionit në Jemen.

Ministri theksoi se vendi i tij nuk mbështet qëndrimet e Iranit apo të ndonjë pale tjetër në dëm të Jemenit, duke siguruar se Doha kërkon stabilizimin e Jemenit dhe popullit jemenas, si dhe të ulë palët e konfliktit në të njëjtën tryezë për të zgjidhur krizën e vendit të tyre.

Në lidhje me krizën e Gjirit, ministri i jashtëm katarian tha se vendet e bllokadës vazhdojnë përshkallëzimin e situatës dhe të injorojnë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për dialog.

Në fjalën e tij para Komitetit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian në Bruksel, Al Thani theksoi se fragmentimi i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, duke shtuar se rajoni i Gjirit nuk mund të përballojë pasojat e një krize të re.

Ministri i Katarit nënvizoi se BE-ja mund të luajë një rol më aktiv dhe të kontribuojë në konvergjencën e pikëpamjeve midis palëve të krizës së Gjirit.

Në përgjigje të pyetjeve rreth luftës kundër terrorizmit, Al Thani vuri në dukje se Katari ka luajtur dhe luan një rol qendror kundër ISIS dhe ka siguruar mbështetje logjistike për koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?