Rama: Shqipëria mund të ecë më tej në rrugën drejt BE-së, ne ende e dashurojmë Europën

Kryeministri Edi Rama u ndal te procesi i Integrimit Europian, gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën Ndërparlamentare, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane. Në fokus të diskutimeve ishte ”Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”, ndërsa Rama foli për ndryshimet që sipas tij po përjeton vendi dhe për pritshmëritë e shqiptarëve ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Me tone ironike, kryeministri iu referua edhe vëmendjes së krijuar së fundmi rreth flamingove, duke iu drejtuar përfaqësuesve europianë në sallë. ”Kur flasim për këtë moment në Shqipëri, jam i sigurt që jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingo, edhe pse jam i bindur që s’do jenë aq të bukur sa duken nëpër fotot që shpërndajnë kolegët tuaj”, u shpreh Rama.

Ai deklaroi se shqiptarët, sipas tij, kanë nisur ta shohin me më shumë qartësi potencialin e vendit për zhvillim, pavarësisht asaj që e cilësoi si përhapje të lajmeve të pasakta dhe teorive konspirative. ”Njerëzit e kanë kuptuar që vendi e ka aftësinë për të kërcyer edhe më lart, që mund të bëhet edhe më ndryshe, dhe që ka një zhvillim të dukshëm për këdo”, tha kryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama u ndal edhe te raporti që shqiptarët kanë me Bashkimin Europian, duke e konsideruar entuziazmin për anëtarësimin një avantazh në raport me disa prej vendeve që tashmë janë pjesë e unionit. ”Krahasuar me vendet e BE, ne shqiptarët kemi një përparësi të madhe, pasi ne ende e dashurojmë BE-në”, deklaroi ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama tha se në disa prej vendeve anëtare anëtarësimi në BE është kthyer në diçka të vetëkuptueshme, ndërsa në Shqipëri mbetet një objektiv për të cilin ekziston ende një angazhim i fortë shoqëror dhe politik. ”Nuk ndodh fiks kështu në vendet tuaja, ku më shumë merret si e mirëqenë BE-ja, sikur të ishte martesë, ndërkohë ne jemi plotësisht të angazhuar”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 463 (10.4%)
Jo 3991 (89.6%)

Vota totale: 4454