BE duhet të rinovojë marrëveshjen për emigrantët me Turqinë, sa më shpejt të jetë e mundur

Në kulmin e krizës së migrimit në 2016, Bashkimi Europian ra dakord t’i japë Turqisë para për të ndaluar kalimet e paligjshme dhe për  përmirësuar në këtë mënyrë situatën e emigrantëve në Turqi.

Por mandati 5-vjeçar tani ka skaduar – dhe Josep Borrell shefi i punëve të jashtme të BE-së tha se Brukseli duhet të rinovojë marrëveshjen e saj të emigracionit me Ankaranë. Borrell theksoi se refugjatët janë ende në Turqi dhe “vazhdojnë të kenë nevojë për mbështetjen tonë”.

Gerald Knaus, Kryetari i Nismës Europiane të Stabilitetit dhe gjithashtu një nga autorët e marrëveshjes së migrimit BE-Turqi në 2016 mendon se është thelbësore që marrëveshja me Turqinë të rinovohet urgjentisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto para kanë pasur një ndikim të madh. Sot 80% e të rinjve sirianë në Turqi duan të qëndrojnë atje, 700,000 fëmijë sirianë shkojnë në shkollë në Turqi dhe migrimi i paligjshëm ka rënë. Kështu që ka funksionuar “.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por Knaus thotë se gjërat nuk ka gjasa të përmirësohen nëse BE nuk rinovon  marrëveshjen.

Fatkeqësisht Bashkimi Europian nuk i ka propozuar një ofertë të re Turqisë për pesë vitet e ardhshme. Gjatë vitit që kaloi,  mënyra si ka BE ka vepruar me emigrantët ka qenë kundër ligjit të BE-së dhe kundër konventës ndërkombëtare të refugjatëve.

Dhe kjo duhet të ndryshojë sa më shpejt të jetë e mundur. E vetmja mënyrë për ta bërë atë është rinovimi i një marrëveshje me Turqinë bazuar në ligjin ndërkombëtar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?