BE i druhet luftës tregtare me SHBA-në

Vende të BE-së kanë sinjalizuar se duan të arrijnë një marrëveshje të shpejtë me SHBA-në për të shmangur kërcënimin e Trump për tarifa prej 50% ndaj unionit, duke i kërkuar Komisionit Evropian të vazhdojë të flasë me Uashingtonin në vend që të ndjekë rrugën e konfrontimit.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, zhvilloi një telefonatë emergjente me Trumpin disa orë pasi presidenti amerikan bëri kërcënimin e tij të premten, thanë zyrtarët italianë, për Financial Times. Meloni më pas foli me presidenten e komisionit Ursula von der Leyen, duke i bërë thirrje asaj të zgjidhë mosmarrëveshjet me Trump përmes negociatave.

Kryeministrja ishte një nga disa udhëheqës të BE-së që foli me presidentin e komisionit në fundjavë. Von der Leyen më pas e bindi presidentin amerikan që të shtynte taksat e rritura me më shumë se një muaj, deri më 9 korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?