“BE i kërkoi falje”/ Conte: Tregoni guxim, duhet një varkë jetese e fortë

Tronditja ekonomike në Europë si pasojë e Covid-19, u thellua edhe me heshtjen e BE-së, sidomos për Italinë e gunjëzuar nga virusi vdekjeprurës me të paktën 14 mijë viktima. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen i kërkoi falje Italisë. duke thënë se ”Tani BE është me ju”.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte në përgjigjen e tij e hap mesazhin duke falënderuar Von der Leyen për deklaratën me të cilën shprehu afërsinë dhe solidaritetin për popullin italian dhe në veçanti për personelin e tij shëndetësor, më pas sfidoi Europën për të treguar më shumë ambicie, kurajo dhe shenjë uniteti.

”Fjalët e tua janë provë që italianët ka tronditur ndërgjegjen e të gjithëve, duke kaluar kufijtë kombëtar dhe duke vendosur reflektimin më urgjent sot: atë që Europa është e gatshme të bëjë për Italinë, por për vete”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, kryeministri Conte thotë edhe në këtë stuhi duhet një varkë e fortë. “Është koha për të treguar më shumë ambicie, më shumë unitet dhe më shumë guxim. Përballë një stuhie si ajo e Covid-19 që prek të gjithë, kemi nevojë për një varkë jetese të fortë, evropiane që do t’i detyrojë vendet tona të bashkuara të strehohen”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?