BE i liron Hungarisë mbi 16 miliardë euro, Von der Leyen: Në Europë po fryn era e ndryshimit
Bashkimi Europian ka vendosur të zhbllokojë mbi 16 miliardë euro fonde për Hungarinë, të cilat ishin ngrirë prej vitesh për shkak të shqetësimeve mbi korrupsionin, pavarësinë e gjyqësorit dhe standardet demokratike gjatë qeverisjes së Viktor Orbán.
Vendimi u njoftua nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen pas takimit me kryeministrin e ri hungarez Peter Magyar, i cili ka nisur reforma për përmbushjen e kërkesave të BE-së.
Sipas Komisionit Europian, qeveria e re ka ndërmarrë hapa për forcimin e institucioneve dhe standardeve demokratike, duke çuar në lirimin e pjesës më të madhe të fondeve, përfshirë edhe ato të rimëkëmbjes pas pandemisë.
Kryeministri Magyar e ka quajtur këtë një fitore për vendin dhe ka premtuar përdorimin e fondeve për ekonomi, shërbime publike dhe bizneset vendase, ndërsa janë shënuar edhe ndryshime në politikën e brendshme dhe të jashtme të Hungarisë.
KOHA JONË SONDAZH

