Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 07:34 Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne Evropa po përballet me një valë kërcënimesh të reja, duke përfshirë sulme kibernetike, alarme me bomba kundër fluturimeve të pasagjerëve, trazira civile dhe akte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BE-ja nuk arrin marrëveshje për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për Ukrainën

Bota E premte, 24 Tetor 2025 10:19
BE-ja nuk arrin marrëveshje për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për Ukrainën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën marrëveshje për përdorimin e aseteve të ngrira shtetërore të Rusisë, për ta ndihmuar Ukrainën, pasi Belgjika, vendi ku mbahet pjesa më e madhe e këtyre fondeve, ngriti shqetësime ligjore dhe teknike.

Në një takim të mbajtur në Bruksel më 23 tetor, udhëheqësit kërkuan nga Komisioni Evropian ta vazhdojë punën për një plan për përdorimin e rreth 140 miliardë eurove nga rezervat e ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë, për ta mbështetur Kievin për nevojat e tij ushtarake dhe buxhetore, por disa diplomatë thanë se marrëveshja përfundimtare mbetet ende e paarritshme.

“Udhëheqësit evropianë u zotuan se nevojat financiare të Ukrainës do të mbulohen për dy vjetët e ardhshme”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, pas samitit.

“Rusia duhet ta marrë këtë mesazh. Ukraina do të ketë burimet financiare që i nevojiten për t’u mbrojtur nga agresioni rus”, shtoi ai.

Costa theksoi se është e mundur të zgjidhen çështjet teknike për të cilat nevojitet sqarim, për ta bërë të mundur përdorimin e aseteve të ngrira ruse, duke nënvizuar se “kjo zgjidhje është e arritshme”.

Bashkimi Evropian i ngriu rreth 200 miliardë euro nga asetet e Bankës Qendrore të Rusisë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në vitin 2022.

Deri më tani, BE-ja ka përdorur vetëm interesin e krijuar nga këto fonde për të mbështetur Ukrainën në mbrojtjen kundër Rusisë.

Moska paralajmëroi më 23 tetor se çdo veprim me asetet ruse pa pëlqimin e saj është “i pavlefshëm nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare dhe ajo kontraktuale”, si dhe do të “nxisë përgjigje të dhimbshme”.

Blloku evropian e zhvilloi këtë skemë huaje pasi u përball me trysni për të siguruar ndihmë shtesë për Kievin, për shkak se mbështetja amerikane u ngadalësua pas kthimit të Donald Trumpit në pushtet.

Sipas skemës – për të cilën Komisioni Evropian këmbëngul se nuk do t’i prekë asetet sovrane ruse – Bashkimi Evropian do të merrte hua fonde nga kompania Euroclear. Pastaj, blloku do t’ia jepte këto para Ukrainës si hua, e cila do të duhej ta shlyente huan vetëm nëse Rusia paguan për dëmet që ka shkaktuar në Ukrainë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pjesa më e madhe e aseteve në fjalë ndodhet në Belgjikë, kryeministri i së cilës, Bart De Wever, tha se ende ka disa shqetësime. De Wever ka këmbëngulur se, për të ecur përpara, Belgjika ka nevojë për garanci të forta nga të gjitha shtetet e tjera të BE-së se do të ndajnë përgjegjësinë, nëse Moska kërkon kompensim. Ai gjithashtu dëshiron që vendet e tjera të BE-së të premtojnë se do të fillojnë t’i përdorin asetet e ngrira ruse në vendet e tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Jam vetëm Belgjika e vogël dhe e varfër; e vetmja gjë që mund të bëj është të tregoj ku janë problemet dhe të kërkoj me butësi zgjidhje për problemin thelbësor”, tha De Wever për gazetarë pas samitit.

Ai paralajmëroi se, përderisa këto kushte nuk përmbushen, ai do të bëjë gjithçka që është e mundur “politikisht dhe ligjërisht, për ta ndalur këtë vendim”. Konkluzionet e samitit, të cilat u miratuan nga të gjitha shtetet anëtare përveç Hungarisë, u zbutën për shkak të kundërshtimeve nga Belgjika.

Mund t'ju interesojë

Papa Leo i kërkon Mileit të Argjentinës të vendosë popullin para ekonomisë

Papa Leo i kërkon Mileit të Argjentinës të vendosë popullin para ekonomisë

Para 6 orësh
Sulmi në Krakov: Kirurgët i shpëtuan jetën policit të qëlluar në gjoks

Sulmi në Krakov: Kirurgët i shpëtuan jetën policit të qëlluar në gjoks

Para 11 orësh
Katër të vdekur, 88 të plagosur nga përplasja e trenave në Egjipt

Katër të vdekur, 88 të plagosur nga përplasja e trenave në Egjipt

Para 15 orësh

Teksti përfundimtar nuk përmendi drejtpërdrejt huan, por ftoi Komisionin të paraqesë “opsione për mbështetje financiare” për Ukrainën për vitet 2026 dhe 2027. Këto opsione do t’iu paraqiten udhëheqësve në samitin e ardhshëm në dhjetor. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili mori pjesë në samit si i ftuar, megjithatë e vlerësoi takimin duke thënë se ai “solli rezultate të mira”.

“Bashkimi Evropian garantoi se ndihma financiare për Ukrainën do të vazhdojë jo vetëm vitin e ardhshëm, por edhe në vitin 2027”, tha Zelensky në platformën X.

“Ky është vendim i rëndësishëm unanim. Ne kemi siguruar mbështetje politike për përdorimin maksimal të aseteve të ngrira ruse për t’u mbrojtur nga agresioni rus”, shtoi ai.

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, një nga mbështetësit e kësaj skeme, tha se pret që Komisioni të paraqesë opsione të ndryshme para samitit të ardhshëm të BE-së.

“Ne po rrisim trysninë për ta bërë palën ruse t’i pranojë bisedimet, në mënyrë që armët të heshtin në Ukrainë përfundimisht”, tha Merz. Bisedimet në BE u zhvilluan një ditë pasi blloku miratoi paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë dhe pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj dy kompanive të mëdha të naftës ruse./REL

Etiketat e lidhura

asete ruseBE-ja
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne
Para 1 ore

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 4 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 5 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 5 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 12 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 22 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 19 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.