BE marrëveshje me Pfizer për 1.8 miliardë doza, OBSH: Efikase kundër çdo varianti

Shumë ekspertë vlerësojnë se vaksinimi kundër koronavirusit, mund të kthehet në një ritual që do të bëhet çdo vit, ashtu si ka ndodhur më herët dhe me vaksinat kundër gripit.

Ndaj dhe Bashkimi Europian bën të ditur se ka arritur një marrëveshje shumë të rëndësishme për furnizimin me vaksina për periudhën kohore 2021-2023.

Po ashtu Komisioni Europian thotë se Brukseli ka arritur një akord me kompaninë Pfizer dhe BioNTech për furnizimin me 1.8 miliardë doza vaksinë për dy vitet e ardhshme.

Një lajm i mirë vjen dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila konfirmon se vaksinat janë efikase kundër të gjitha varianteve të virusit.

SHKARKO APP