BE paralajmëron kundër udhëtimeve në ishujt grekë

Ishujt grekë në jug të Egjeut u shënjuan me të të kuqërremtë në hartën e qendrës europiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve për shkak të infektimeve në rritje me koronavirus. Kjo nënkupton se të gjitha udhëtimet, përveç atyre të domosdoshme, janë ta pa rekomandueshme.

Grupi i 13 ishujve të konsideruar si vatër infektimesh përfshin destinacionet popullore për turistët e huaj si Mikonos, Santorini dhe Rodosi, të cilët së bashku presin miliona vizitorë çdo verë. Më herët autoritetet europiane kishin klasifikuar Kretën si zonë me rrezik të lartë.

Ministria e Mbrojtjes Civile tha gjatë së enjtes, se Mikonos dhe Ios ishin një hap larg rikthimit të kufizimeve. Autoritetet në vend theksuan se situata është shqetësuese edhe në Ishujte Zakinthos, Lefkada, Santorini, Paros dhe Rodos të cilat konsiderohen si zona të kuqe.

Po vlerësohet mundësia e vendosjes së kufizimeve lokale edhe në këto ishuj sipas modelit të Mikonos, ku u ndalua muzika dhe u implementua shtetrrethimi gjatë natës.

Disa ekspertë sugjerojnë mini-lockdown-e në zonat ku ka shpërthime të mëdha të infektimeve.

Greqia, e cila varet shumë nga turizmi u përpoq shumë të promovonte ishujt, covid-free për joshjen e vizitorëve këtë verë, me shpresën e rimëkëmbjes së industrisë pas një viti katastrofik. Por pas një fillimi të mirë në muajin qershor, ka pasiguri të mëdha për vazhdimësinë e sezonit.

SHKARKO APP