BE përjashton Londrën nga aksesi në urdhërarrestet europiane pas Brexit
Britania e Madhe nuk do të jetë më pjesë e skemës europiane për urdhërarrestet, që ekstradojnë të dyshuarit për krime, pasi të largohet nga BE-ja, deklaroi sot kryenegociatori europian për Brexit, Michael Barnier duke nënkuptuar një ballafaqim mes palësh për çështjet e sigurisë.
Urdhërarresti europian u kërkon vendeve anëtarë të dorëzojnë shtetasit e tyre në një vend tjetër të BE-së, nësë kërkohen atje për krime të rënda. Kjo skemë është përdorur për të ekstraduar terroristët pas sulmeve në Paris dhe Bruksel përpos të tjerave, raporton ata.
Sekretari britanik për Brexit, David Davis, kërkoi në fillim të këtij muaj që Britania e Madhe të mbetet në skemë pas Brexit, me arsyetimin se ajo kishte ekstraduar më shumë se 10 000 kriminelë që nga fillimi i zbatimit të saj.
”Por, vijat e kuqe të Britanisë së Madhe në Brexit – përfshirë edhe daljen nga juridiksioni i Gjykatës Europiane të Drejtësisë – nënkuptojnë që Britania e Madhe nuk mund të marrë më pjesë në Urdhrin Europian të Arrestimit”, tha Barnier gjatë një takimi në Vjenë.
“Por, kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të punojmë së bashku për ekstradimin”, shtoi Barnier duke vënë në dukje se procedurat ekzistuese jashtë kuadrit të BE mund të unifikoheshin.
Ai tha gjithashtu se Britania e Madhe nuk mund të qëndrojë më në Europol dhe Eurojust, dy agjencitë e BE-së përkatësisht për policinë dhe drejtësinë, duke vënë në dukje se të dyja duhej të ristrukturonin bashkëpunimin në një mënyrë tjetër.
KOHA JONË SONDAZH

