BE pranon kërkesën e Bosnjës për anëtarësim

Vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë pranuar kërkesën e Bosnjë Hercegovinës për anëtarësim. Procesi i anëtarësimit të Bosnjës është i komplikuar për shkak të strukturës së qeverisjes së vendit.

DW shkruan se BE po përgatit një vlerësim të vendit ballkanik për tu bashkuar me bllokun e unionit.

Komisioni Europian tani do të përcaktojë nëse Bosnjë plotëson kriteret për tu bërë vend kandidat, një proces që mund të marrë një vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu Komisioni do të përcaktojë se çfarë kushtesh Bosnja duhet të përmbushë përpara se të arrijë anëtarësimin e plotë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shteti i Bosnjës ka dorëzuar kërkesën në muajn shkurt.

Një zyrtar i lartë sllovak i ministrisë së Jashtme, Ivan Korcok, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës së BE, tha se “kjo është një ditë e mirë për Bosnjën, por edhe për ne”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?