BE: Serbë, mos i bllokoni librat shqip në Preshevë!
Problemi i bllokimit të mijëra librave (25 tonë) në doganat serbe, tashmë nuk mbetet vetëm një shqetësim i nxënësve apo liderve të Luginës së Preshevës, por edhe i ndërkombëtarëve. Ku reagimi i fundit ka ardhur nga zyrtarët e BE-së nga Brukseli.
Sipas tyre, Serbia si nënshkruese e konventes së KE-së nuk duhet të bllokojë, por t’ua mundësoj shqiptarëve në Preshevë librat në gjuhën e tyre amtare.
Për Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, librat nuk e kanë vendin në polici apo dogana, por në duar të nxënësve, në shkolla.
“Legjislacioni mbi arsimin në gjuhët e pakicave duhet të zbatohet në mënyrë konsistente ne gjithë territorin e Serbinë” ka thëne ne fund .Kocijanciç.