BE shton 6 kompani ruse në listën e zezë

Bashkimi Europian sanksionoi sot gjashtë kompani ruse të angazhuara në ndërtimin e urës së Kertch që lidh Rusinë dhe Krimenë, sepse kjo vepër lehtëson aneksimin e paligjshëm të gadishullit nga Moska.

“Nga veprimet e tyre, ato kanë mbështetur konsolidimin e kontrollit të Rusisë në gadishullin e Krimesë aneksuar në mënyrë të paligjshme, gjë që prek integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, thekson komunikata e publikuar nga Këshilli Europian, institucion i shteteve anëtare.

“Të ardhurat e këtyre gjashtë kompanive në BE do të ngrihen dhe ato nuk do të mund të përfitojnë asnjë financim europian”, vijon komunikata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjashtë kompanitë apo entitetet e sanksionuara janë identifikuar në vendimin e publikura në fletoren zyrtare të BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko përshëndeti në “Facebook” këtë vendim për sanksionimin e këtyre të të implikuarve në ndërtimin e paligjshëm të urës së Kertch-it.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?