”Vlora Hyseni” mbledh Këshillin e Sigurimit, mësohet qëndrimi i Ramës dhe i kryeprokurorit Braho

Çështja e ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka qenë në fokus të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur në mënyrë urgjente. Sipas burimeve të Top Channel të pranishme në takim, kreu i komanduar i SHISH, Elvis Lila, ka deklaruar se një auditim i kryer në mënyrë konfidenciale pas nisjes së procedurave ndaj Hysenit nuk ka evidentuar daljen nga institucioni të dokumenteve që cenojnë sigurinë kombëtare.

Në mbledhje është diskutuar edhe mbi detyrimin ligjor të institucioneve për të mbledhur, administruar dhe ruajtur informacionet e klasifikuara, si dhe për nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të mbrojtjes së sigurisë kombëtare. Kryeprokurori Klodian Braho ka informuar drejtuesit e institucioneve se vendimi i SPAK për të kërkuar një masë sigurie ndaj drejtoreshës së SHISH është marrë pas administrimit të provave sekrete në kuadër të hetimit. Në dosjen hetimore, sipas të njëjtave burime, janë përfshirë edhe prova të siguruara gjatë kontrolleve të banesave.

Braho mësohet të ketë sqaruar se pasi grupi i hetimit kishte administruar provat e nevojshme, dy prokurorët e çështjes arritën në përfundimin se duhej t’i drejtoheshin gjykatës për caktimin e masës së sigurimit. Në takim ka folur edhe kryeministri Edi Rama, i cili, sipas burimeve, ka theksuar se përgjegjësia duhet të jetë individuale. Rama ka nënvizuar gjithashtu nevojën për krijimin e mekanizmave të bashkëpunimit dhe ndërveprimit mes institucioneve, me synim mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim, presidenti ka përcaktuar detyrat për institucionet përkatëse, duke theksuar njëkohësisht nevojën për ruajtjen e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Sipas burimeve, presidenti ka bërë të qartë se nuk duhet të ketë ndërhyrje në punën e Prokurorisë së Posaçme. Për shkak të natyrës së saj, diskutimet dhe deklaratat e drejtuesve në Këshillin e Sigurisë Kombëtare mbahen të klasifikuara. /TCH/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 468 (10.5%)
Jo 4003 (89.5%)

Vota totale: 4471