Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:31 Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar bashkëpunimin e opozitës për Reformën Zgjedhore. Por megjithatë, Balla tha se nuk do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Beatles”-at e ISIS akuzohen për terrorizëm dhe vrasje në SHBA

Bota E mërkurë, 7 Tetor 2020 22:34
“Beatles”-at e ISIS akuzohen për terrorizëm dhe vrasje në SHBA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dy anëtarë të një celule famëkeqe të Shtetit Islamik, të cilët dyshohet se qëndrojnë pas ekzekutimeve publike me prerje koke të pengjeve perëndimorë në Siri në mes të viteve 2010 janë transferuar në Shtetet e Bashkuara për t’u gjykuar nën akuzat për terrorizëm, njoftuan zyrtarët amerikanë të mërkurën.

Të dy personat nga Britania, Alexanda Amon Kotey, 36 vjeç dhe El-Shafee Elsheikh, 32 vjeç, dyshohet se i përkisnin një celule prej katër personash të luftëtarëve të Shtetit Islamik në Siri të quajtur “Beatles” që kryen ekzekutime tronditëse në video të gjashtë pengjeve amerikane dhe të tjerëve nga vendet perëndimore në vitet 2014 dhe 2015.

Kreu i dyshuar i tyre, Mohammed Emwazi, një britanik i lindur në Kuvajt, i njohur me nofkën “Jihadi John”, u vra në një sulm me dronë amerikanë në Siri në nëntor 2015. Një anëtar i katërt u arrestua më pas në Turqi, ku u gjykua dhe u dënua nën akuzat e terrorizmit.

Kotey dhe Elsheikh u mbajtën në Irak dy vitet e fundit pas kapjes së tyre nga forcat kurde të Sirisë të mbështetura nga SHBA në vitin 2018. Transferimi i tyre i shumëpritur vjen pasi Prokurori i Përgjithshëm William Barr siguroi autoritetet britanike në muajin gusht se SHBA nuk do të kërkonte dënimin me vdekje ndaj tyre, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje dy-vjeçare midis autoriteteve amerikane dhe britanike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kotey dhe Elsheikh, të dy ish-shtetas britanikë të cilëve u është hequr shtetësia, pritej të dilnin në gjykatën federale në Aleksandria të Virxhinias gjatë ditës së mërkurë.

“Këto akuza janë produkt i shumë viteve të punës së palodhur në kërkim të drejtësisë për qytetarët tanë të vrarë nga ISIS-i,” tha zoti Barr. “Megjithëse nuk mund t’i rikthejmë ata, ne mund dhe do të kërkojmë drejtësi për ta, familjet e tyre dhe për të gjithë amerikanët,” tha ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Celula në fjalë dyshohet se ishte përgjegjëse për ekzekutimet e gazetarëve amerikanë James Foley dhe Steven Sotloff dhe punonjësit amerikan të ndihmave Peter Kassig, i njohur gjithashtu si Abdul Rahman Kassig. Një tjetër punonjëse amerikane e ndihmave, Kayla Mueller, u vra në rrethana të panjohura.

Mund t'ju interesojë

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Papa përmbyll turin në Argjentinë me vizita në burg dhe faltore, para kthimit në Peru

Para 16 minutash
£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme të mira

£12 miliardë për parqet e erës në det të hapur: Burnham drejt samitit klimatik me lajme...

Para 19 minutash
Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Para 34 minutash

“Sot, ne kujtojmë viktimat, Jim Foley, Steven Sotloff, Peter Kassig dhe Kayla Mueller, dhe familjet e tyre që u preken përgjithmonë nga këto akte të pakuptimta dhune,” tha Drejtori i FBI-së Christopher Wray. “Këto familje kanë vuajtur me humbjen e dhimbshme të të dashurve të tyre nga duart e vrasësve brutalë; akuzat e sotme tregojnë përkushtimin e FBI-së për t’u dhënë atyre drejtësinë e merituar.”

Viktimat e tyre përfshinin shtetas britanikë dhe japonezë. Sipas një padie të hapur për publikun të mërkurën, të katër militantët morën pjesë në rrëmbimin e pengjeve perëndimorë në Siri nga viti 2012 në 2015. Nga gushti 2014 deri në tetor 2014, ISIS-i publikoi video që tregonin ekezkutimin me prerje koke të amerikanëve Foley dhe Sotloff si dhe të dy shtetasve britanikë. Një video e nëntorit 2014 përshkruante prerjen e kokës së zotit Kassig. Kjo u pasua nga videot e janarit 2015 të dy pengjeve të vdekur japonezë.

Nëse shpallen fajtorë, Kotey dhe Elsheikh përballen me dënimin maksimal burgim i përjetshëm./ VOA

Etiketat e lidhura

Beatlesisis
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 3 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 4 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…
Para 11 minutash

Balla flet për Veliajn: Betejën ta bëjë vetë, e kam mik por…

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive
Para 12 minutash

Spanja kërkon ndalimin e TikTok për shkak të përmbajtjes abuzive

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.